Një grup të rinjsh në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë nën kërcënimin e armës një personi  1450 euro, një shumë lekësh, aparatin celular dhe biçikletën.    

Gjatë operacionit policor të koduar “Escape” ranë në pranga dy prej autorëve, ku njërit prej tyre iu vu masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ndërsa në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorët e tyre.

Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një shumë parash dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në pranga ranë  Sebastian Ogici 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Ruzhdi Thano 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim M. F., 23 vjeç, dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. O. iu gjetën dhe iu sekuestruan  arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë vjedhjes dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve ka rezultuar se  ai ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se në Selitë, disa persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, i kishin marrë shtetasit K. Z., 23 vjeç, një shumë parash dhe biçikletën, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escape”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. 

Si rezultat i këtij operacioni, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 është bërë identifikimi, Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas policisë.

Top Channel