Jane Fonda ka pranuar se Jennifer Lopez ka ringjallur karrierën e saj pasi ajo kaloi 15 vjet pa marrë asnjë rol.

Me gjithë statusin e saj ikonik, Jane 84 vjeç  tha se karriera e saj u ngrit përsëri derisa mori rolin e saj së bashku me J-Lo në filmin “Monster-in-Law” në vitin 2005.

Edhe pse mori kritika, Jane e konsideroi filmin “të vetmen gjë të zgjuar” që ajo ka bërë ndonjëherë në karrierë.

Pas kësaj filmi i fundit në të cilin ajo kishte luajtur kishte qenë “Stanley and Iris” në vitin 1990, së bashku me Robert De Niro.

Fituesja e dy çmimeve Oscar tha për Daily Mirror se marrja e rolit në “Monster-in-Law” ishte një rikthim i mrekullueshëm duke qenë jashtë biznesit të aktrimit për 15 vjet.

????????????????????????g

“Ishte me Jennifer Lopez dhe ishte një rikthim i mrekullueshëm për mua. Isha thuajse 65- vjeç. Ishte e vetmja gjë e zgjuar në karrierë që kam bërë ndonjëherë. Mendova: ‘Njerëzit do të vijnë në film për të parë J.Lo, por ata do të rizbulojnë Fondën”, dhe kjo ndodhi”, shtoi ajo.

Pas rolit me Jennifer, Jane mori pjesë duke përfshirë atë të Nancy Reagan në “The Butler” dhe Grace Hanson në “Grace and Frankie” të Netflix.

Jane ka thënë gjithashtu se ajo ndihet më e re në moshën 84-vjeçare sesa në të 20-at e saj. Ajo pranoi se ndihej e “humbur” kur ishte më e re dhe ishte “shumë e pakënaqur dhe ndihej sikur nuk do të jetonte shumë gjatë”. Por ajo shpreh keqardhje për ndryshimet në fytyrë, në një betejë për të ruajtur rininë e saj.

“Kam bërë një ndryshim të fytyrës dhe ndalova sepse nuk dua të dukem e shtrembëruar. Nuk jam krenare për faktin që kam pasur një të tillë. Mund të bëhesh e varur. Shumë gra janë të varura prej saj”, tha aktorja e njohur.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA