E lidhi pas makine dhe tërhoqi zvarrë qenin, policia gjobit shoferin 55-vjeçar në Vlorë

09/08/2022 18:40

Është shoqëruar në komisariat dhe më pas është gjobitur me masë administrative shoferi 55-vjeçar Shpëtim Hajrulla, i cili tërhoqi zvarrë pas makine një qen në Vlorë.

Policia njofton se pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku Hajrulla tërhiqte zvarrë pas mjetit të tij qenin në në rrethrrotullimin e Babicës, në bypass-in e Vlorës, ndaj tij nisi procedimi penal për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Gjithashtu,  ai është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me masë administrative 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182.

Top Channel