Busquets ndihmon Barcelonën, pranon propozimin e klubit për pagat

09/08/2022 18:13

Sergio Busquets është treguar i gatshëm për të ndihmuar Barçën.

Në takimin e mbajtur sot nga menaxheri  tij, Josep Maria Orobitg, me drejtuesit e zonës sportive të klubit katalan, kanë arritur një marrëveshje parimore për shtyrjen dhe përcaktimin e shumave që do të arkëtojë mesfushori katalan.

Nuk bëhet fjalë për ulje rroge, por shlyerje me më shumë këste dhe në një kohë më të gjatë. Ka një modifikim të shumave dhe datave, gjithçka është përshtatur me realitetin e ri financiar të klubit.

Lojtari e kupton situatën e vështirë që po kalon Barcelona dhe është i gatshëm të japë një dorë. Do të ndihmojë duke shtyrë pagat, që klubi të kapërcejë situatën aktuale. Kontrata e Sergio Busquets përfundon në qershor 2023 dhe nuk përjashtohet, por ende nuk është vendosur asgjë për këtë, që t’i ofrohet zgjatja e saj. E ardhmja e tij nuk është ende e qartë.

Top Channel