“Avengers” rikthehen në 2025/ Marvel njofton filmat e ri të sagës, që theu rekordin e fitimeve në kinema

09/08/2022 12:55

Disney ka entuziazmuar fansat me anoncimin e filmave të rinj nëpërmjet kompanisë së blerë prej saj Marvel, ku përfshihen vazhdimet e serisë Avengers.

Këto njoftime u bënë në ngjarjen më të madhe kulturore në SHBA, për filmat e kësaj fushe, e quajtur Comic-Con.

Gjithashtu gjatë eventit fansat e çmendur të filmave me superheronj iu paraqit një pamje e parë e vazhdimit të sagës së “Panterë së Zezë”, një seri e dashur që tërhoqi edhe më shumë popullaritet pas vdekjes së aktorit kryesor të saj nga kacneri Chadwick Boseman.

Filmat e Marvel kanë dominuar Hollywood-in dhe shitjet e biletave në kinematë botërore në vitet e fundit, me filmin e 2019-ës “Avengers: Endgame” i cili u shndërrua në filmin me fitimet më të mëdha me 2.79 miliardë dollarë.

Filmat e ri të kësaj sage “Avenger: The Kang Dysnasty” dhe “Avengers: Secret Wars” do të vijnë në kinema në 2025-ën njoftoi presidenti i studios Kevin Feige.

Prezantimet e para të këtyre filmave rritën me shpejtësi entuziazmin e fansave, pasi përmbledh historitë individuale të superheronjve të Marvel në një mision të përbashkët.

Këto dy shfaqje të reja të Avengers do të nisin një “sagë” të re me dhjetëra filma që do të ndërlidhen si dhe shfaqje televizive në Unviersin Kinematik të Marvel, u shpreh Feige.

Kjo lëvizje në vitet e ardhshme pritet të përmbyllë sagën e asaj që është quajtur Multverse. Filmat dhe shfaqjet e Marvel kanë eksploruar së fundmi teorinë e Multiverse, të bërë popullore nga librat komikë.

Në Multiverse ka një numër të pafundëm universesh që ekzistojnë në realitete paralele. Në këto kushte fansat kanë pasur mundësinë të shohin superheronjtë e tyre të preferuar në dhjetëra realitete dhe këndvështrime të reja.

Filma të tjerë të Marvel të shpallur të shtunën nga Disney përfshinin “Thunderbolts” dhe “Fantastic Four”, të dy në 2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA