Foto ilustruese

Dy mjete janë përplasur rreth orës 10:30 në aksin Shijan-Delvinë, pranë fshatit Shelegar.

Prej përplasjes janë dëmtuar lehtë dy fëmijë të vegjël, vajza të familjes Kabo që udhëtonin prej Delvinës në Sarandë.

Sipas mjekëve në spitalin e Sarandës fëmijët ishin të tronditur prej aksidentit, ndërsa kanë pësuar vetëm gërvishtje të lehta sipërfaqësore dhe pasi të stabilizohen do të shoqërohen në banesë.

Nga hetimet paraprake rezulton se të dy mjetet që udhëtonin në kahe të kundërta kanë pasur shpejtësi mbi normat e lejuara për këtë rrugë.

Aksidenti bllokoi aksin për rreth 30 minuta pasi të dy mjetet pas përplasjes kishin zënë tërësisht rrugën. Tani qarkullimi ka nisur normalisht.

“Sot, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, në fshatin Shelegar, një automjet tip “BMW” me drejtuese shtetasen A. K. dhe pasagjer shtetasin A. G. është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. S. dhe pasagjerë 3 shtetas të mitur. Të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel