Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Rrilë.

Një automjet është përplasur me një ciklomotor në afërsi të një karburanti, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi, i cili është transportuar për në spitalin rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetime mbi shkaqet e aksidentit.

Top Channel