Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në zonën e Shënepremtes në Lushnjë.

Mësohet se flakët kanë përfshirë disa kodra me ullinj, të favorizuara edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta të gushtit.

Aktualisht zjarri po kalon në Kodrat e Divjakës, afër fshatit Gërmenje. Ndërkohë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë 5 persona të cilët po japin deklaratat e tyre në lidhje me këtë ngjarje.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri. Aktualisht është aktiv zjarri në fshatin Gjysulkanë të Tiranës, i cili rrezikoi edhe banesat.  Vazhdon të jetë aktiv zjarri në vendin e quajtur “Bjeshka e Bregut”, fshati Ura e Shtrenjtë dhe fshati Vilëz, në Shkodër.

Po ashtu, zjarri është aktiv edhe në Malin e Tolës në fshatin Lam i Madh, bashkia Mat. Edhe në Durrës, zjarri ka rënë në në fshatin Shetaj, i cili është ende aktiv.

Në fshatin Zezë, bashkia Krujë, është punuar për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë mbrëmjen e djeshme në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra ku janë rrezikuar dhe banesa. Zjarri është aktiv edhe në  fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, n ë fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë, dhe ë fshatin Kusarth, bashkia Elbasan.

Top Channel