Aktualisht situata e zjarreve në Bukmirë të Rrëshenit paraqitet e normalizuar, nuk paraqet rrezik riaktivizimi.

Është përshkruar  rreth 250 ha pyje, ku nga zjarri janë djegur dhe sipërfaqe vreshtë rrushi dhe ullishte.

Në fshatin Shpërdhaze, Nj.A Kaçinar aktualisht është një vatër zjarri aktive, po shikohet mundësia për të ndërhyrë me mjet zjarrfikës, por terreni është  i vështirë.

Në ndërhyrje janë 3 mjete zjarrfikëse, një nga stacioni Mirditë dhe dy tjera nga forcat e armatosura, si dhe forca nga bashkia Mirditë dhe Nj.A Kaçinar.

Top Channel