Vrasje me thikë për motive të dobëta në Maliq/ Autori dhe viktima komshinj, kishin konflikte të vjetra

08/08/2022 22:03

Një person rreth 60 vjeç është vrarë me thikë këtë mbrëmje në fshatin Rëmbec të Maliqit, pas një konflikti për motive të dobëta.

Pasi mori goditje me thikë, ai ndërroi jetë në spitalin e Korçës.

Viktima Nesti Kusari me autorin janë të dy fermerë të cilët merren me bagëti në fshat.

Autori është identifikuar si Velo Azisllari dhe ishte komshi me viktimën  në fshat.

Ata  kanë pasur konflikte të vjetra, ndërsa sot janë zënë dhe ka degruar deri në përdorimin e thikës.

Sipas policisë, edhe autori është dëmtuar, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

“Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel