Vijon gjatë natës vatra e zjarrit në Kostenje të Librazhdit, zjarrfikësit dhe banorët në “luftë” me flakët

08/08/2022 12:29

Vatra e zjarrit në malin e Kostenjes në Librazhd ka vijuar edhe gjatë natës.

Ekipet zjarrfikëse dhe punonjës të drejtorisë së pyjeve kanë “luftuar” me flakët duke mundur ti vendosin nën kontroll vetëm pas disa orësh.

Sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme ndërsa Bashkia e Librazhdit sot ka bërë denoncimin në polici për zjarrvënie të qëllimshme.

Bashkia Librazhd ka kërkuar nga policia marrjen e masave të menjëhershme për gjetjen e autorëve të shkatërrimit të pasurisë publike.

Top Channel