Vatra e zjarrit në Dushkarak të Selenicës vijon të jetë aktive, nuk ka zjarrfikëse të lirë për shuarjen e flakëve

08/08/2022 15:50

Që prej mbrëmjes së djeshme një vatër zjarri në fshatin Dushkarak të Bashkisë Selenicë vazhdon dhe ditën e sotme.

Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar dhe nga era, duke djegur rreth 30 hektar me shkurre dhe pemtari e ullinjë.

Është shkrumbuar nga flakët një banesë në zonë teksa zjarri po shkon drejtë banesave të tjera

Zjarrfikësja e Vlorës nuk ka patur ndërhyrje ndërsa ajo e Selenicës nuk ja del dot që me një mjet lundrues të shuajë flakët Nuk ka zjarrfikëse nga Vlora që të jetë e gatshme për të shkuar në vendngjarje pasi mjetet janë në vatra të tjera zjarri.

Top Channel