Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme, ku një fëmijë polak vetëm 10 vjeç ka rënë nga kati i tretë i hotelit tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës.

I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel