Trafikonte lëndë narkotike/ Policia i sekuestron 54-vjeçarit në Tiranë apartamente dhe garazh me vlerë 420 mijë euro, pasuria me burime kriminale Qytetarë, fëmijë dhe Shoqëria Civile të mbështetur nga opozita protestuan për të dytën herë për shkarkimin e dy ministrave, pas tragjedisë së ndodhur një javë më parë në Potam.
Organizatorët thanë se do të ndërmarrin një peticion në të gjithë Shqipërinë për shkarkimin e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Sipas tyre, ata do ta bëjnë për Jonadat e tjera të Shqipërisë.
Organizatorët: Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë shqipërinë, duke i kërkuar Kryeministrit të vendit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë do ta bëjmë për Jonadat e tjera të Shqipërisë.

Mes protestuesve të shumtë që kërkojnë drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Himarës nga një gomone, ishin edhe bashkëmoshatarët e saj.
Me pankarta në duar me thirrje “Drejtësi maksimale për Jonadën që të pushojë në paqe”, ata janë ulur para godinës së Kryeministrisë.
Protesta nisi me marshim nga Ministria e Drejtësisë në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa një pjesë e protestuesve u ulën para godinës.
Disa prej protestuesve kanë hedhur bojë të kuqe në muret e Ministrisë në Brendshme, në shenjë të gjakut të derdhur të Jonadës së vogël pas goditjes së gomones në Potam.
Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.
Arjan Tase doli para Gjykatës së Vlorës më 4 gusht dhe u la në burg nën akuzën e vrasjes me dashje indirekte.
Komisari nuk kishte zgjedhur avokat personal dhe ndaj gjyqtarja i caktoi një avokat nga shteti.
Burimet e Top Channel që ishin të pranishme brenda në seancë treguan se mbrojtësi dhe i akuzuari kërkuan falje publike për tragjedinë.
Top Channel