
Qytetarë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës të cilët po protestonin para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avida, janë nisur drejt Kryeministrisë për të vijuar protestën.
Protesta e cila nisi pak më parë po mbahej para Ministrisë së Brendshme, ku u kërkua dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
Disa prej tyre kanë hedhur bojë të kuqe në muret e Ministrisë në Brendshme, në shenjë të gjakut të derdhur të Joanës së vogël pas goditjes së gomones në Potam.
Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.
Top Channel