Protesta e opozitës/ U kërkuan dorëheqjet e ministrave për vdekjen e Jonada Avdiajt

08/08/2022 23:30

Ultimatumi për dorëheqjen e dy ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro dhe kryepolicit Gledis Nano skadoi këtë të hënë, por asnjë kërkesë e protestuesve që kërkojnë drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares Joniada Avdia nuk u plotësua.

Ashtu siç kishin paralajmëruar u mblodhën poshtë zyrës së Bledi Çuçit, këtë herë më të pakët në numër.

Momentet e tensionit nuk munguan sërish ndërsa në shenjë revolte protestuesit njollosën me bojë të kuqe muret e Ministrisë së Brendshme.

“Unë jam kushëriri i dytë i Jonadës. Jonada kishte dy prindër, që i ka prapë, por Jonada tani i ka të gjithë shqiptarët prindër. Është amaneti juaj”.

Protesta e dytë kishte të njëjtin intenerar. Shkuan edhe poshtë zyrës së Edi Ramës ku tentuan që kërkesat tia përcillnin me telefon, por Kryeministri nuk iu përgjigj thirrjes.

Nga numrat protesta tregoi që nuk përbënte rrezik përshkallëzimi ndaj garda qëndroi vetëm në rolin e vëzhguesit.

Mospërmbushja e kërkesave bëri që ultimatumi të kthehej në një peticion që do qarkullojë në mbarë Shqipërinë, ku do kërkohet mbledhja e firmave që të imponohen dorëheqjet e kërkuara. Por, në protestë nuk  munguan as kërkesat politike.

“Se do vijmë dhe për dorëheqjen e Ramës”.

Fëmijët ishin sërish protagonist, ndërsa Sali Berisha dhe Ilir Meta këtë herë i qëndruan larg protestës.

Top Channel