Pesë shqiptarë në sfidën e Ligës Kroate/ Çokaj e Karrica shënojnë me Lokomotiv Zagreb-Rijeka

08/08/2022 12:45

Lokomotiv Zagreb-Rijeka në Ligën e Parë kroate të futbollit mund të quhet fare mirë sfida e shqiptarëve teksa titullarë në fushën e lojës u aktivizuan 5 futbollistë shqiptarë; Mersinaj, Smakaj dhe Çokaj me Lokomotivën e Zagrebit dhe Karrica e Selahi për Rijekën.

Nëse këtyre u shton edhe Insdrit Tucin për Lokomotivën i aktivizuar si zëvendësues, në total numri i futbollistëve shqiptarë në këtë ndeshje shkon në 6.

Lokomotiva e Zagrebit e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-1 dhe në të lanë gjurmë 2 prej lojtarëve kuqezi të aktivizuar Çokajdhe Karrica.

Enis Cokaj u bë protagonist i një goli spektakolar në pjesën e parë kur e coi rezultatin 2-0 për Lokomotivën e Zagrebit.

Në krahun tjetër, po në fraksionin e parë të lojës Karrica iu kundërpërgjigj bashkëkombasit të tij teksa shkurtoi diferencën në 2-1 me një goditje dënimi. në pjesën e dytë la gjurmën e tij edhe Indrit Tuci me një asist të dhënë në drejtim te Vasilj që shënoi golin që fiksoi fitoren 3-1 për Lokomotiv Zagreb.

Top Channel