Mes protestuesve të shumtë që kërkojnë drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Himarës nga një gomone, janë edhe bashkëmoshatarët e saj.

Me pankarta në duar me thirrje “Drejtësi maksimale për Jonadën që të pushojë në paqe”, ata janë ulur para godinës së kryeministrisë/

Protesta nisi me marshim nga Ministria e Drejtësisë në drejtim të kryeministrisë, e cila kërkon largimin e e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Disa prej protestuesve kanë hedhur bojë të kuqe në muret e Ministrisë në Brendshme, në shenjë të gjakut të derdhur të Joanës së vogël pas goditjes së gomones në Potam.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku  vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel