Shqetësimi trafikut të shqiptarëve me gomone,  vijon edhe këtë të hënë të jetë prezent në mediat angleze.

E përditshmja më e madhe gazeta “The Sun” të cilës i referohet Top Channel, shkuan se trafikantët shqiptarë për të joshur sa më shumë klientë reklamojnë në TikTok duke thënë “shqiptarë shpejtoni se po vjen kryeministri i ri i cili do të ndalojë gomonet”. Këtë gjë thekson The Sun, “nuk mundi tja arrijë Boris Jonson”.

Ky detaj i ri zbuluar nga “The Sun” vjen pas publikimit nga Mail on Sunday të një dokumenti sekret të inteligjencës ushtarake ku shkruhej se nga 2,863 emigrantë që arritën me gomone në periudhën kohore 1 Qershor deri 12 Korrik 1,075 ishin shqiptarë.

 

Shkrimi Mail on Sunday me këto të dhëna u kthye në lajm botëror të dielën duke u komentuar edhe nga Ministria e Brendshme britanike, Priti Patel e cila tha se “askush nuk duhet të ngrejë pikëpyetje se kjo qeveri është e vendosur ta shkatërrojë këtë model biznesi të këtyre trafikantëve”.

Natalie Elphicke deputete e zonës së Doverit ku mbërrijnë gomonet thotë se “kryeministri i ri duhet ta shikojë ndalimin e kalimit të kanalit të Lamanshit me gomone si prioritet kryesor”.

“Është mëse e qartë pa asnjë pikëpyetje se ata janë emigrantë ekonomik”,  theksoi deputetja e Doverit duke iu referuar shqiptarëve që zgjedhin këtë metodë mbërritje në Angli.

Ndërkohë edhe “Daily Telegraph” shkruan për këtë çështje duke e vënë theksin se shqiptarët me gomone kur vinë në Angli, kërkojnë azil si viktima të trafikut.

Sakaq “Daily Mail” ka intervistuar disa deputetë anglezë të cilët janë shprehur se shqiptarët  që vinë me gomone duhet t’i çojë në Ruanda.

Top Channel