Koreja e Veriut po shkatërron vendet në zonën turistike Mount Kumgang

08/08/2022 14:03

Dikur u përshëndet si simbol i paqes mes Koreve, por një hotel lundrues në zonën turistike po shkatërrohet nga qeveria e Koresë së Veriut.

“Mali Kumgang” ka qenë një vend për momente të rralla pajtimi midis qytetarëve të dy vendeve, të cilët teknikisht janë ende në “luftë”.

Një zyrtar nga Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut tha për CNN se ata vunë re atë që duket të jetë “aktivitet çmontues” në shumë vende në malin Kumgang.

Ky lajm vjen pasi në disa raporte ende të pakonfirmuara, treguan se disa nga godinat e kompleksit ishin shkatërruar.

Shtëpia e Pushimit Onjonggak është vendi ku më parë kanë ndodhur ribashkimet e familjeve të ndara nga Jugu dhe Veriu.

Përgjegjëse për menaxhimin e zonës turistike ishte kompania në pronësi të Koresë së Jugut.

Vazhdimisht disa nga godinat turistike po shkatërrohen, ndër to përmendim hotelin e famshëm Haegumgang që u prish në prill.

Dikur një vendpushim luksoz që lundronte mbi Reefin e Madh të Barrierës së Australisë, hoteli u zhvendos në Kumgang dhe u hap për turistët në vitin 2000.

Zyrtari tha gjithashtu se ata po monitorojnë nga afër, nëse Koreja e Veriut do të shkatërrojë qendrën e “bashkimit familjar” dhe qendrën komunitare Kumgang.

Koreja e Veriut thuhet se po planifikon të zëvendësojë të gjitha strukturat në malin Kumgang, duke lënë të kuptohet që qeveria ka në plan të menaxhojë dhe kontrollojë zonën e resortit pa asnjë ndihmë nga fqinji i saj jugor.

Top Channel