Bregdeti i Tales vetëm pak kilometra nga Lezha, është kthyer në një nga destinacionet kryesore për pushime.

Qetësia, ajri i pastër, deti rëra bëjnë që ky bregdet të pres shumë pushues sidomos gjatë fundjavës.

Mos përdorimi i mjeteve lundruese e shton më tepër sigurinë e pushuesve në këtë bregdet.

Ata të cilët e frekuentojnë këtë plazh vijnë nga vende të ndryshme dhe vlerësojnë maksimalisht plazhin e Tales, por ajo çka le për të dëshiruar në këtë zonë mbetet infrastruktura e lënë pas dore e cila mund të çonte më tej zhvillimin e vendit.

Më shumë se 7 km vijë bregdetare me uji të kristaltë dhe rërë kurative është në shërbim të pushuesve të cilët kanë qenë të shumtë në numër dhe këtë sezon turistik.

 

Top Channel