Vijon të jetë situatë e rëndë në fshatin Dushkarak të bashkisë së Selenicës.

Deri në këto momente janë djegur me qindra pemë frutore por dhe tre banesa të këtij fshati.

Për shuarjen e flakëve janë aktivizuar zjarrfikësit e Selenicës, Himarës, Vlorës por dhe banorë të fshatrave.

Sipas prefektit të Vlorës Flamur Mamaj i cili ndodhet në terren zjarri në brendësi te fshatit po vihet në kontroll por më shqetësuese është situata në kodrat përreth fshatit Dushkarak dhe puna për shuarjen e flakëve të zjarrit po vijon.

Në ndihmë të zjarrfikëseve është dhe një helikopter.

Top Channel