Disa vatra zjarri janë aktive në Shkodër.

Në zonën e Bërdicës rrezikohen banesat, ndërsa një vatër tjetër është  në rezervuarin e Velipojës e cila është zonë e mbrojtur.

Gjithashtu vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Prekal.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.

Aktualisht është aktiv zjarri në fshatin Gjysulkanë të Tiranës, i cili rrezikoi edhe banesat. Vazhdon të jetë aktiv zjarri në vendin e quajtur “Bjeshka e Bregut”, fshati Ura e Shtrenjtë dhe fshati Vilëz, në Shkodër.

Po ashtu, zjarri është aktiv edhe në Malin e Tolës në fshatin Lam i Madh, bashkia Mat. Edhe në Durrës, zjarri ka rënë në në fshatin Shetaj, i cili është ende aktiv.

Në fshatin Zezë, bashkia Krujë, është punuar për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë mbrëmjen e djeshme në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra ku janë rrezikuar dhe banesa.

Zjarri është aktiv edhe në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, n ë fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë, dhe ë fshatin Kusarth, bashkia Elbasan.

Top Channel