Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin është në rritje sepse sipas ish-kreu i Forcave Kufitare ata pretendojnë se janë viktimë e trafikimit duke rritur shanset për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Tony Smith, ish-drejtori i përgjithshëm i Forcave Kufitare tha se kishte prova që shqiptarët këshilloheshin nga bandat e kontrabandës së njerëzve për të pretenduar se ishin viktima të trafikimit si një alternativë për të kërkuar azil, gjë që nuk kishte gjasa të ishte e suksesshme nga një vend paqësor.

Ajo shpjegon pse gati katër në 10 emigrantë që kaluan Kanalin gjatë një periudhe gjashtëmujore këtë verë ishin shqiptarë, tre herë më shumë se çdo kombësi tjetër, sipas një raporti të zbulimit ushtarak që doli dje.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel po rishikon legjislacionin kundër skllavërisë për të mbyllur boshllëkun që po shfrytëzohet nga shqiptarët dhe emigrantët e tjerë si një mënyrë për të qëndruar në MB.

“Emigrantët e paligjshëm që kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar nga vende të sigurta kanë kërkuar referime për skllavërinë moderne, të cilat kanë penguar dhe vonuar largimin ose dëbimin e tyre”, tha një burim i Whitehall.

“Është e domosdoshme që ky sistem të rregullohet shpejt dhe për mirë. Nëse nuk bëjmë reforma drastike, viktimat e vërteta të skllavërisë moderne do të vazhdojnë të vuajnë me periudha të tepruara vendimmarrëse dhe një sistem që shpërblen ata që kërkojnë vetëm ta shfrytëzojnë atë”.

Më shumë se 18,000 emigrantë kanë kaluar deri më tani Kanalin këtë vit, gati dyfishi i normës në të njëjtën pikë të vitit të kaluar.

Raporti i inteligjencës që mbulon qershorin deri në 12 korrik të këtij viti zbuloi se nga 2,863 emigrantë të transportuar nga nëntë bandat, 1,075–ose 37.5 për qind, ishin shqiptarë.

Kjo e zbehte numrin e iranianëve, më i larti i radhës me 373 migrantë ose 13 për qind, 363 nga Afganistani (12,7 për qind), 217 nga Iraku (7,6 për qind), 162 nga Siria (5,7 për qind) dhe 163 nga Eritrea ( 5.7 për qind).

Smith tha:

“Gomonet  janë vetëm një mënyrë tjetër për të hyrë në MB për shqiptarët.Ata e dinë se nuk mund të marrin viza ose të kalojnë oficerët e Forcave Kufitare në Calais, por nëse mund të arrijnë në MB dhe të regjistrojnë këto pretendime për trafikim, është një tjetër boshllëk që po shfrytëzohet në sistem. Ata e dinë se nuk mund të kërkojnë azil, por po përdorin këtë marifet se janë trafikuar”.

“Është një tjetër pengesë për heqjen që do të thotë se ata nuk mund të kthehen menjëherë në Shqipëri”.

Patel nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë në korrik të vitit të kaluar për të kthyer shqiptarët në vendin e tyre nëse nuk do të kishin të drejtë të qëndronin në Britaninë e Madhe. Por Smith tha se qasja duhej të thjeshtohej.

“Emigrantët shqiptarë duhet të ndalohen menjëherë pas mbërritjes së tyre. Duhet të ekzistojë një sistem më i shpejtë për të përcaktuar nëse ato janë viktima të trafikimit në vend që thjesht t’i lirojë ato në pritje të një shqyrtimi nga ndonjë organ i pavarur”, u shpreh ai.

Megjithëse Shqipëria ka një shkallë të lartë varfërie, ajo është një vend paqësor, liderët e të cilit po negociojnë për t’u anëtarësuar në BE.

Dokumenti i inteligjencës ushtarake duket se justifikon pikëpamjen e zonjës Patel se shumica e atyre që kalojnë Kanalin janë “migrantë ekonomikë efektivë” dhe “jo azilkërkues të vërtetë”.

Gjithashtu zbulon se analistët në Operacionin Izotrope, përgjigja e ushtrisë ndaj kalimeve, besojnë se kanë identifikuar nëntë grupe të veçanta kriminale që punojnë përgjatë bregdetit francez.

Bandat po blejnë varka të mëdha me fryrje në internet nga fabrikat kineze dhe i transportojnë ato në Francën veriore.

Dy prej bandave, të koduara me emrin Dragon dhe Lotus, po i personalizojnë varkat duke u kërkuar firmave kineze t’i bëjnë ato më të mëdha në mënyrë që më shumë emigrantë të mund të shtrydhen në bord.

Të hënën e kaluar 696 migrantë arritën në Mbretërinë e Bashkuar me 14 varka, ekuivalente me 50 për anije dhe një shifër rekord ditore për këtë vit. 337 të tjerë kaluan Kanalin të shtunën me tetë gomone me fryrje.

 “Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar punon me qeverinë shqiptare për një sërë çështjesh, duke përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje historike për largimin e shtetasve shqiptarë pa të drejtë të jenë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021”, tha një zëdhënës i qeverisë.

“Që atëherë, ne kemi hequr mbi 1000 shkelës të shtetasve të huaj shqiptarë, përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB”.

Top Channel