Modric nuk ndalet, kapiteni kroat vendos rekord historik në Botëror me asistin ndaj Ganës 28/06 01:09
Chelsea e nisi sezonin e ri në Premier League me një sukses minimal në transfertën e “Goodison Park” ndaj Everton falë një penalltie të Jorginho-s.
Kai Havertz ka “tërbuar” tifozët me postimin në rrjetin social “Twitter”.

Gjermani shkruan: 3 pikë, porta e paprekur. Faleminderit për mbështetjen në transfertë.
Një postim që mori komente të shumta, aq sa tifozët i kujtuan sulmuesit që nuk është detyra e tij të “mbajë” portën e paprekur, por të shënojë, diçka e cila nuk ndodhi, madje Havertz u largua në minutën e 75’ dhe në vendin e tij u aktivizua Armando Broja.
Top Channel