“Burri më ka marrë fëmijën”/ Gruaja denoncon bashkëshortin në polici, shpallet në kërkim 43 vjeçari

08/08/2022 11:00

Gruaja denoncon bashkëshortin në polici se i ka marrë fëmijën dhe është larguar.

Denoncimi është kryer në policinë e Fierit, ku 38 vjecarja me inicialet, Sh.Sh, ka denoncuar bashkëshortin e saj me inicialet G.Sh 43 vjec nga Fushë Kruja se ka marrë fëmijën e mitur dhe është larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Njoftimi i policisë:
Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Sh., 38 vjeç(me banim të përkohshëm në Fier), se bashkëshorti i saj, shtetasi G. Sh., i ka marë fëmijën e mitur dhe është larguar.

Top Channel