Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Në gjendje të rëndë tre persona, transportohen drejt spitalit

08/08/2022 11:06

Një aksidenti  rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër në fshatin Piraj.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një fouristradë tip “Mitsubishi” dhe një makinë tip “Audi” ku janë lënduar pesë persona.

Tre prej tyre janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia që po zbardh rrethanat e aksidentit.

Top Channel