Vazhdon për të dytën ditë zjarri në Konicë të Janinës, i cili ra të shtunën në një zonë pyjore.

Që në mëngjes kanë nisur operacionet me mjete ajrore, ndërkohë që tashmë vatrat e zjarrit në Amaranto të Konicës në Janinë duket se po kontrollohen nga forcat zjarrfikëse.

Janë tashmë  katër helikopterë që po veprojnë në bashkëpunim me forcat tokësore dhe njësitë komando pyjore për të kontrolluar shpërthimet e vatrave të zjarrit të shpërndara në kreshtat malore.

Njësitë tokësore të zjarrfikësve arritën prej të shtunës në mbrëmje të depërtojnë në zonën pyjore duke ju afruar zjarrit për ta lokalizuar atë.

Bëhet fjalë për një pyll kryesisht me pisha që u përfshi sërish nga flakët në vitin 2007.

Deri tani thuhet se janë djegur 80 hektarë . Në zonë kanë mbërritur edhe mjete të posaçme për të hapur rrugët në pyll  dhe për të krijuar zona bosh për të mos kaluar flakët .

FOTO GALERI
2/9

Top Channel