Një hetim i inicuar për çështje korrupsioni ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Drejtorisë Rajonale Tiranë u mbajt vetëm dy ditë nga SPAK, që rezulton se shpalli mos kompetencën menjëherë sapo regjistroi materialin voluminoz të referuar nga policia qëndrore.

Nën dyshime se zyrtarët e transportit ishin implikuar në korrupsion, prokuroria e posaçme sipas burimeve ja delegoi hetimin Prokurorisë së Tiranës, siç ka vepruar edhe për çështje të tjera, për të cilat është deklaruar jo kompetente për shkak se punonjësit shtetërorë procedohen nga prokurorë të zakonshëm.

Nga ana tjetër edhe prokuroria e Tiranës nuk ka ende një rezultat për këtë hetim të nisur në qershor të këtij viti. Por gjatë ping pongut mes dy prokurorive, burimet thonë se një çështje e re është hapur.

Një punonjëse e akuzës së kryeqytetit ka rënë në lakun hetimor si e dyshuar se dekonspiroi hetim për transportet.

Top Channel ka mësuar ekskluzivisht se gjykata me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, ka vendosur si mase sigurie detyrim paraqitje të kryesekretares me inicialet A. J. si dhe pezullimin nga detyra.

Nga këqyrja e tabulateve punonjësja e Prokurorisë rezulton se sapo materialet sekrete mbërrin pranë akuzës së Tiranës ajo telefonoi një zyrtar të policisë së shtetit në drejtorinë e përgjithshme.

Por nëse ky është një komunikim rutinor midis tyre, dekospirim apo lëvizje për të larguar nga puna një sekretare këtë do ta provoje hetimi në vazhdim.

Rasti më i fundit është ai i aksioneve për arrestimin e Talo Çelës një i shumë kërkuar për disa krimeve, për kapjen e të cilit më së fundmi pati një përplasje midis forcave speciale dhe policisë lokale.

Dekonspirimi i aksioneve është një problem i vjetër i ndeshur shpesh në policinë shqiptare sikurse ai për arrestimin e të shumëkërkuarit Talo Çela, që shkaktoi më së fundi përplasje mes forcave speciale dhe asaj lokale.

Por rasti më bujshëm është ai i publikimit të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani duke rrezikuar jetën e të mbrojturit të drejtësisë shqiptare.

Megjithatë as SPAK dhe as policia e shtetit nuk e gjeti dot se kush ishte tradhtari mes tyre.

Top Channel