Një zjarr ka rënë në një banesë në rrugen “Shtraus” pranë urës së Cenit.

Zjarri dyshohet te ketë ardhur si pasoje e bombules së gazit e cila ka qenë harruar e hapur dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Në shtëpi ka qenë vetëm një e moshuar e cila është dërguar për në spitalin e Lezhës për kontroll, ndërkohë dëmet materiale janë të shumta në banesë.

Energjia elektrike është e ndërprerë në të gjithë zonën. Zjarri ka rënë në katin e 8, ndërkohë flaket kanë arritur të lokalizohen nga ana e zjarrfikseve.

Top Channel