Pesë persona përfshihen në konflikt në plazhin e Vlorës, dy të plagosur kërkojnë ndihmë në spital

06/08/2022 20:52

Pesë persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin këtë pasdite në plazhin e”Vega” në Vlorë.

Në spitalin e qytetin janë paraqitur për ndihmë mjekësore dy shtetas, 38-vjeçari me iniciale A.B. dhe 42-vjeçari me iniciale K.A.

Paraprakisht dyshohet se sherri ka ndodhur për shkaqe banale, ndërkohë që grupi hetimor pritet të bëjë sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA