“Na lini të lundrojmë”, pronarët e mjeteve lundruese protestë para policisë kufitare në Vlorë: Po bllokohemi pa shkak

06/08/2022 09:23

Pronarët e mjeteve të vogla lundruese detare kryesisht gomone dhe skafe kanë protestuar sot në ditën e tretë , ku asnjë mjet lundrues të mos lundrojë në det pa marrë leje nga institucionet përkatëse.

Pronarët e mjeteve lundruese pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje janë drejtuar drejtorisë se Kufirit të Vlorës për të marre informacion .

Ata kanë vijuar te protestojnë pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucioni përkatës . Ndërkohë që sipas tyre kjo është e pa drejtë, pasi nuk japin asnjë informacion, ndërkohë që gjithë dokumentacioni që ata disponojnë e kanë të rregull.

Në vendzbatimin e mjeteve lundruese ndodhen rreth 70 mjete që presin të nisen me pushues drejt ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit.

“Në radhë të parë bashkohemi me dhimbjen e familjes që humbi vajzën në atë aksident tragjik, por si pasojë e saj, Policia Kufitare bashkë me Drejtorinë e përgjithshme të policisë na kanë bërë një padrejtësi. Një padrejtësi që po na lë pa bukë,. Na patën urdhëruar të mos dalim në det. Personalisht jam administrator i një agjensie turistike, disponoj mjete detare me licencë dhe kam të gjithë dokumentacionin përkatës, që i kam dorëzuar të gjitha. Te gjitha faturat e prera dhe fiskalizimet. Mendojmë se jemi 100 përqind të pajisur me dokumentacion dhe pa asnjë shkresë na thonë nuk do ikni në punë. Ne këto dhjetë ditë presim për të gjithë shpenzimet e vitit. Sa dëgjova këto fjalë, shkova në polici dhe i çova të gjitha dokumentacionet të cilat i mbajti shënim. Më thanë jeni në rregull vazhdoni punë. Të nesërmen na ndodhi historia e çuditshme. Me tridhjetë të huaj më ndalojnë dhe më thonë do të ktheheni. U kthyem, paraqita dokumentacionin dhe pa asnjë lloj procesverbali thonë do verifikohen. Po ne ç’do të bëjmë ndërkohë. Ne na duhet puna tani jo në dhjetor. I kemi të faktuara edhe biletat e anulluara.“- tha një protestues.

Top Channel