E katërta herë brenda vitit/ Hidrovori i Balldrenit të Lezhës nxjerr peshq të ngordhur, autoritetet heshtin

06/08/2022 11:25

Kolektori që shkarkon ujërat kulluese të Torovicës nëpërmjet hidrovorit të Balldrenit nxjerr edhe peshq të ngordhur.

Pamjet saktësojnë që situata është tek Ura e Muratit që lidh kolektorin me lumin Drin. Edhe nga pamjet duken peshq të ngordhur dhe ky është rast i përsëritur por pa asnjë shpjegim nga institucionet mjedisore dhe pa autorë të ndëshkuar.

Brenda këtij viti kjo është hera e katërt që ngordhja masive e peshqeve është e dukshme por istitucionet vazhdojnë të heshtin. Inspektoriati Mjedisor, Drejtoria Rajonale e Mjedisit dhe IKMT marrin mostra dhe bëjnë monitorime, por asnjëherë nuk kanë shkuar tek ndotësi.

Dyshimet janë se kjo situatë krijohet nga shkarkimi i ujërave të ndotur në kolektorin kullues të Ballldrenit që më pas derdhen në lumin Drin, por askush nuk ka shkuar për të analizuar dhe vepruar për të parandaluar përsëritjen e pamjeve të tilla.

Raste me peshq të ngordhur ka pasur para disa kohësh dhe në lumin Drin, por edhe në këtë zonë dhe deri më tani asnjë nuk është ndëshkuar për këtë katastrofë mjedisore.

Top Channel