Dy punonjës të postës në Divjakë janë vënë në pranga pasi akuzohen për vjedhjen e parave të pensioneve të qytetarëve.

25-vjeçari me iniciale E,Ll., përgjegjës i Zyrës Postare dhe 56-vjeçari me iniciale G.M., punonjës shërbimesh në Zyrën Postare do të hetohen për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas policisë, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës.

Top Channel