Spektakolar, emocionues me premiera e programe ekskluzive. Sezoni i ri në DigitAlb tashmë ka nisur me një SuperOfertë, me ulje fantastike çmimesh.

DigitAlb, platforma televizive më e dashur e të gjithë shqiptarëve premton një sezon të ri fantastik televiziv, i cili sapo ka nisur.

Tashmë edhe me transmetime përmes internetit në Evrope, Amerike, Kanada e kudo në botë ku ka shqiptarë, gjithçka vjen në ekranin tuaj më thjeshtë se kurrë më parë, nëpërmjet aplikacionit DigitAlb.

Të gjitha eventet më të jashtëzakonshme televizive, sezoni i ri sportiv tepër emocionues, programet më të dashura për vogëlushët të gjitha në shqip, premierat ekskluzive në gamën më të madhe të kanaleve kushtuar kinemasë, dokumentarëve, serialeve dhe argëtimit televiziv në formatin më ideal të zërit dhe figurës keni mundësi t’i shijoni tani me super ofertën nga DigitAlb.

Çdo paketë abonimi e përfitoni me ulje çmimi deri në 11,000 Lekë. Oferta më bujare e vitit do të jetë e vlefshme në të gjitha pikat e shitjes DigitAlb, si dhe online në digitalb.al, ku mund të zgjidhni midis Paketave Fillestare, Familjare apo Premium, cilado përshtatet më mirë me preferencat tuaja.

Çdo ditë, dyqanet DigitAlb Units mirëpresin me qindra klientë të cilët nxitojnë të përfitojnë nga oferta më fantastike e këtij fillim sezoni. Në këtë larmi zgjedhjesh do të keni mundësi të shikoni nëpërmjet Video On Demand, çdo kanal tematik të platformës, gjithmonë me alternativën e kontrollit prindëror, si edhe nese keni humbur programin tuaj të preferuar, mund ta ktheni atë pas në kohë nëpërmjet Catch up TV, sepse koha është në dorën tuaj.

Është koha për të zgjedhur më të mirët, ndaj edhe buqeta e përgatitur nga DigitAlb me kanalet ekskluzive shqiptare dhe ato ndërkombëtare, si edhe me kampionatet sportive më elitare janë investimi më i mirë për një kohë cilësore që do të kaloni me familjen tuaj gjatë gjithë sezonit të ardhshëm. Gjithçka që ofron bota e madhe e televizionit, në çdo moment, kudo ku ndodheni, e përfitoni me çmimet më të mira.

Top Channel