Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Këngëtari britanik Rod Stewart dhe bashkëshortja Penny Lancaster dukej se kishin nisur banjën e diellit të pushimeve të tyre teksa u panë të relaksoheshin në një jaht luksoz në brigjet e ishullit italian të Elba.
Dikur rokeri tashmë 77 vjeçar, dhe gruaja e tij oficere policie, 51 vjeçe, besohet se po kalojnë pushimet në jahtin St David, ne mjetin gjigant ku mund të lundrojnë e banojne 12 njerëz, me një kosto prej rreth 300 000 dollarë qera në javë.
Rod bënte banjë me një palë rrobabanjë të verdha që evidetonin abronxaturën e tij, ndërsa Penny kishte një kostum banjë me motive florale, me syze dielli dhe një kuti plastike në qafë ku mbante të sigurt celularin e saj.
Çifti shiheshin gjithashtu duke u relaksuar një në kamerdare me ajër bashkë me dy djemtë e tyre Alistair, 16 vjeç, e Aiden, 11.
Rod mbante gjithashtu një kapele të bardhë teksa notonte me të shoqen pranë jahtit.
Barka e tyre gati 70 metra e gjatë e prodhuar nga grupi italian Benetti, ka gjashtë kabina për të ftuar dhe mund të akomodojë 14 anëtarë ekuipazhi.
Me Penny e Rod ishin dhe vajzat e tij Kimberly, 42 vjeçe, Ruby, 35, e Renee Stewart, 30, që po pushonin me familjen.
Djemtë e tij Sean, 41 vjeç, e Liam Stewart, 27, ishin bashkë me fëmijët që ai ka me Penny, Aiden, 11 vjeç e Alastair, 16.
Rod ka fëmijët Kimberly e Sean me ish-gruan Alana Stewart, bijën Ruby me ish-modelen Kelly Emberg, kurse Renee Liam nga ish-e dashura Rachel Hunter.
Familja e madhe mbanin të informuar ndjekësit e tyre për pushimet me foto e informacione në rrjetet sociale.
Top Channel