Aksidentet gjatë sezonit turistik/ Kreu i Urgjencës Kombëtare thirrje për kujdes jo vetëm në det, por dhe në mal

05/08/2022 19:40

Java që po mbyllet rezultoi vrasëse si për shkak të  aksidenteve  në ujë ashtu edhe në tokë .Diku përgjegjësi  institucionesh e  diku tjetër edhe përgjegjësi individuale për shkak të mos respektimit të rregullave .

Drejtori i Urgjencës Kombëtare  ku mbërrijnë thirrjet e  para në rast aksidentesh përveç kontrolleve që nuk duhet të mungojnë, bën thirrje edhe për zgjim të  ndërgjegjes qyetetare për të penguar shkelësit e rregullave  .

Një mjet me motor nuk duhet të dalë në breg por të drejtohet në mol, të gjithë e pamë që  nuk ishte tapa  që përcakton se nuk duhet të futej madje as pedalonet. Duhet të ketë një koridor ku nuk futen pushuesit.  Por përveç kontrollove duhet edhe që qytetarët të mos lejojnë pasi të gjithë jemi me fëmijë të gjithë jemi të shoqëruar”, tha Brataj.

Përveç  bregdetit aksidente të shumta janë shënuar edhe në radhë të turistëve që frekuentojnë turizmin malor në Shqipëri dhe kjo shpesh për mungesë tabelash orientuese apo mungesës së shoqërueseve  në zona të panjohura ku janë aksidentuar jo vetëm turistë të huaj por edhe shqiptarë që frekuentojnë këto zona.

“Në këto momente sapo ka mbërritur një rast në malin e gremës në Peshkopi me traumë dhe hemorragji në kokë dhe prej 6 orësh po  kërkojmë dy turistë gjermanë .Këto janë zona ku nuk punon as telefoni”, tha ai.

Bashkitë në zonat malore duhet të përcaktojnë guida dhe të vendosin tabela orientuese për turistët  ku lejohet dhe ku nuk mund të kalohet në mënyrë që të mos njolloset turizmi.

 

Top Channel