Noizy ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Pushime On Top” në një rrëfim të gjatë ekskluziv ku u ndal tek koncerti i tij i titulluar “Alpha Show”, por edhe duke dhënë detaje nga karriera e tij që nuk i dinim.

Gjatë intervistës me Ori Nebijaj, Noizy ka folur për fillimet e karrierës së tij dhe tek vështirësitë e asaj periudhe.

Reperi theksoi se nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë që do të arrinte këtu ku ai është sot. Madje ai ka zbuluar edhe pagesën e parë që ka marrë në koncert, për të cilën ai asokohe ishte dëshpëruar shumë.

“Në këtë lloj forme që jam tani nuk e kisha imagjinuar asnjëherë, sepse nuk mendoja kurrë që të ardhurat të ishin kaq të mëdha në një shtet si tonin. Madje mbaj mend në vitet 2005-2006, më rastisi një ditë që realizova 3 koncerte brenda ditës në 3 qytete të ndryshme. Kur u ktheva në shtëpi, më duket se as 1 milion lekë (të vjetra) nuk mora nga koncertet. Aty u dëshpërova shumë. Pastaj në momentin që më thirrën në Europë gjërat ndryshuan, shifrat ndryshuan dhe aty i dhash gaz më fort”, është shprehur Noizy.

Top Channel