Lirohen plazhet publike në Darëzezë dhe Divjakë/ Sekuestrohen 169 çadra, nis hetimi ndaj tre personave

04/08/2022 09:36

Tre persona që kishin zaptuar pa leje hapësirat e plazhit në Darëzezë dhe Divjakë janë vënë nën hetim.

Policia njofton se ka nisur procedimin penal për shtetasit Sh. G., 45 vjeç; E. G., 30 vjeç, të dy banues në Fier dhe M. K., 29 vjeç, banues në Divjakë.

Në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës janë hequr 169 çadrat dhe 338 shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të vijës bregdetare, në plazhin e Darëzezës, në breg të detit u gjet një mjet uji tip gomone, i cili u dërgua në Stacionin e Policisë Kufitare Hoxharë, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit. Nga kontrolli i mjetit lundrues, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Top Channel