Një parakalim i gabuar dhe shpejtësia përtej normave, i ka marrë jetën 27-vjeçarit Festim Mecaj.

Aksidenti i rëndë automobilistik ka ndodhur në Rrozhinë, në vendin e quajtur “ Bishti i Zhurit “ rreth orës 11: 30, ku automjeti i tipit “Benz”, i cili drejtohej i riu i ka dalë përballë një kamioni të ngarkuar me inerte.

Përplasja e fortë midis dy automjeteve i shkaktoi vdekjen e menjëhershme 27-vjeçarit, i cili po nxitonte të parakalonte në momentin e gabuar.

Siç duket dhe nga pamjet pjesa e përparme e automjetit të viktimës ka përfunduar poshtë kamionit.

shoferi i kamionit për një kohë të gjatë ka mbetur i bllokuar në mjetin e tij, pasi dera ishte bllokuar nga automjeti që e përplasi.

Për të nxjerrë trupin e të ndjerit nga makina, forcave zjarrfikëse i është më shumë se dy orë, për pasojë qarkullimi rrugor në bypass-in Rrogozhinës ka qenë i bllokuar, qytetarët janë detyruar të përdorin aksin rrugor që lidh Rrogozhinën me Kavajën.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave një sasi e madhe vaji makinash ka përfunduar në rrugë, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e makinave punonjësit e mirëmbajtes së rrugëve pasi kanë fshirë vajin e makina, kanë hedhur rërë.

Shoferi i kamionit është shoqëruar nga uniformat blu për të dhënë dëshminë në Komisariatin e Policisë në Kavajë.

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel