Qytetarët kanë ndezur qirinj në shkallët e Ministrisë së Brendshme për Jonada Avdinë e cila ndërroi jetë tragjikisht pasi u përplas nga gomonia që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Qytetarë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës po protestojnë nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.
Protestuesit kërkojnë dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.
Me qindra qytetarë iu bashkuan dy ditët e fundit dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.
Kujtojmë se Prokuroria e Vlorës kundërshtoi qëndrimin dhe referimin e policisë së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Top Channel