“Jonada je në zemrat tona”, ndizen qirinj në shkallët e ministrisë

04/08/2022 20:03

Qytetarët kanë ndezur qirinj në shkallët e Ministrisë së Brendshme për Jonada Avdinë e cila ndërroi jetë tragjikisht pasi u përplas nga gomonia që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Qytetarë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës po protestojnë nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Protestuesit  kërkojnë dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.

Me qindra qytetarë iu bashkuan dy ditët e fundit dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.

Kujtojmë se Prokuroria e Vlorës kundërshtoi qëndrimin dhe referimin e policisë së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel