Një 62-vjeçar francez mbijetoi për 16 orë në det duke përdorur një hapësirë të vogël ajri brenda varkës së tij pasi ajo u përmbys.

Anija 12 metra, e cila ishte nisur nga kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, dërgoi një sinjal alarmi vonë të hënën në mbrëmje nga Oqeani Atlantik

Rojet bregdetare spanjolle gjetën varkën e përmbysur, por deti ishte shumë i trazuar për ta shpëtuar – kështu që marinari duhej të priste deri në mëngjes.

Mbijetesa e burrit ishte “gati e pamundur”, thanë zhytësit e rojes bregdetare. Varka e tij dërgoi një sinjal në orën 20:23 me kohën lokale të hënën, 14 milje nga ishujt Sisargas, pranë rajonit veriperëndimor të Galicisë të Spanjës.

Një anije shpëtimi me pesë zhytës si dhe tre helikopterë u nis për të gjetur dhe shpëtuan francezin.  Një zhytës u ngjit në bykun e anijes për të kërkuar shenja jete dhe burri u përgjigj duke përplasur duart nga brenda.

Pas kësaj ai u transportua me avion nga ekipi i shpëtimit dhe u dërgua në spital për kontrolle.

 

 

 

 

Top Channel