Fier/ Bënte manovra të rrezikshme me makinë në rrugë, procedohet në gjendje të lirë 17 vjeçari 

04/08/2022 16:06

Një 17-vjeçar i pa pajisur me leje drejtimi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi bënte bënte drift dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Procedohet penalisht edhe pronari i automjetit (babai i drejtuesit) 53-vjeçari me iniciale A. N., banues në Ndërnënas, pasi rezultoi se kishte drejtuar automjetin pa patentë.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale shihej se automjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin me iniciale E. N. po bënte drift dhe manovra të rrezikshme në vendin e quajtur “Rotondo e sharrës” në Fier.

Mbi të miturin rëndon akuza e “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa për babain e tij rëndon po e njëjta vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel