Tragjedia në Potam u referua si ‘vrasje nga pakujdesia’, kundërshton Prokuroria e Vlorës, rëndon akuzën ndaj ish-shefit të Elbasanit, Arjan Tase

04/08/2022 12:45
Autori Arjan Tase

Prokuroria e Vlorës kundërshton qëndrimin dhe referimin e policise së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzen e vrasjes nga pakujdesia.

Nga burime të sigurta gazetarja Anila Hoxha mëson se prokurorja Eranda Laze dorëzoi në gjykatë ish shefin e polcisë Arjan Tase për akuzën e vrasjes me dashje të 7 vjecares Jonada Avdiu ndërsa kërkoi masën e arrestit me burg.

Në këtë menyrë prokuroria e rëndon gjendjen e ish-shefit të Elbasanit duke ju referuar provave që u mblodhën në vendngjarje.

“Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje mbasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër”,- thonë burimet e Anila Hoxhes.

Nga ana tjetër prokurorja i del kundër policisë lokale duke kujtuar se pikërisht paralajmërimet e pushuesve përpara se të ndodhte ngjarja duhet ta kishin shtyrë të dyshuarin të tregohej i kujdesshëm dhe jo të manovronte për tu larguar, një veprim i cili solli pasojën fatale, atë të vdekjes së vogëlushes.

Si prova prokurorja sjell dëshmitë e dëshmitarëve okularë në Potam dhe të provave që u fiksuan në vendngjarje. Në dosje gjendet edhe dëshmia e komisarit të Elbasanit që shfaqet i penduar dhe që tregon se gjithçka ndodhi aksidentalisht pasi mjeti lundrues i doli nga kontrolli.

Megjithatë prokuroria deklaron se do të kërkojë arrest me burg për policin, gjatë një seance që pritet të mbahet në gjykatën e qytetit bregdetar në orët në vazhdim.

Top Channel