27-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Rrogozhinë pasi parakaloi me shpejtësi një kamion, është identifikuar si Festim Mecaj.

Ai sot kishte ardhur nga Italia, ndërsa kishte marrë makinën  tip “Benz” me qira në Durrës.

Sipas informacioneve, viktima ishte nga Sineballaj.

Përplasja e fortë midis dy automjeteve i shkaktoi vdekjen e menjëhershme 27-vjeçarit, i cili po nxitonte të parakalonte në momentin e gabuar.

Siç duket dhe nga pamjet pjesa e përparme e automjetit të viktimës ka përfunduar poshtë kamionit.

Shoferi i kamionit për një kohë të gjatë ka mbetur i bllokuar në mjetin e tij, pasi dera ishte bllokuar nga automjeti që e përplasi.

Për të nxjerrë trupin e të ndjerit nga makina, forcave zjarrfikëse i është më shumë se dy orë, për pasojë qarkullimi rrugor në bypass-in e Rrogozhinës ka qenë i bllokuar, qytetarët janë detyruar të përdorin aksin rrugor që lidh Rrogozhinën me Kavajën.

Shoferi i kamionit është shoqëruar nga uniformat blu për të dhënë dëshminë në Komisariatin e Policisë në Kavajë.

Top Channel