“A mund të luaj në breg me babin zoti kryeministër?” posteri prekës i mbajtur nga dy vajza gjatë protestës

04/08/2022 22:46

“A mund të luaj me babin në breg zoti kryeministër?”, ishte një ndër pankartat më prekëse gjatë protestës për Jonadën këtë të enjte, ndërsa mbahej nga dy vajza të vogla.

Vajzat mund të jenë rreth moshës së viktimës, e cila nuk do të jetë më në gjirin e prindërve të saj.

Qindra qytetarë u mblodhën sot për të protestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën në mënyrë tragjike 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Protestuesit i lanë 72 orë kohë kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministren e  Turizmit, Mirela Kumbaro. Nëse kjo nuk ndodh, ata lajmërojnë se do të vijojnë me protesta të pandalshme.

 

FOTO GALERI
1/17

Top Channel