Vizitorët që kapen pranë ‘pemës më të madhe në botë’ tani përballen me burg, thonë zyrtarët (fotot)

03/08/2022 18:08

Druri i kuq (redwood, Sequoioideae) 130 metra i lartë që raportohet se “është zbuluar” në vitin 2006, besohet se është 600 deri në 800 vjet i vjetër dhe qëndron krenar në parkun kombëtar Redwood në Kaliforni.

Sipas raportimeve specia është aq e rrallë sa që zyrtarët e parkut ishin përpjekur të mbanin të fshehtë vendndodhjen e saj.

Por megjithë përpjekje e tyre ajo është kthyer tashmë në një atraksion të famshëm turistik, dhe ekspertët shqetësohen se vizitorët e shumë mund ta dëmtojnë atë nëse vijnë në numra të mëdhenj.

Prandaj parku ka njoftuar së fundmi se kushdo që i afrohet pemës së quajtur Hyperion (sipas gjigandit grek të dritës) përballet me gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej $5,000.

Në një deklaratë  të lëshuar nga parku javës që shkoi thuhet se vizitorët duhet të zgjedhin nëse dëshirojnë “të mbrojnë pemën apo të bëhen pjesë e shkatërrimit të saj”.

Aty thuhej: “Nuk ka rrugë që të çon te Hyperion. Pema gjendet në një zonë të mbyllur dhe kalimi i ndarjes së rrethimit të saj rezulton në gjobë $5,000 dhe 6 muaj burg.

“Hyperion gjendet jashtë shtigjeve të kalimit dhe mes bimësisë së dendur prandaj duhet të çash mes bimësisë për të arritur te ajo”.

Leonel Arguello, kreu i burimeve natyrore të parkut tha për rrjetin SFGate: “Njerëzit kanë të drejtë të vizitojnë parqet e tyre, por ne jemi të shqetësuar për ruajtjen e burimeve, prandaj nuk kemi krijuar rrugë kalimi drejt asaj peme, sepse në këtë mënyrë mund të mos jetë më pema më e lartë në botë”.

FOTO GALERI
5/6
Hyperion gjendet jashtë shtigjeve të kalimit dhe mes bimësisë së dendur prandaj duhet të çash mes bimësisë për të arritur te ajo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA