Vijojnë flakët në Rranza të Bushatit, organizohen zjarrfikëset e shtatë bashkive për shuarjen e zjarrit

03/08/2022 21:18

Vijojnë flakët në fshatin Rranza të Bushatit. Top Channel ka siguruar pamje me dron nga zjarri.

Si rrallë herë në një operacion zjarri, janë bashkuar zjarrfikëset e 7 bashkive; Shkodër, Malesi e Madhe, Vau Dejes, Puke, Fushe Arrez, Kukes e Dibër.

Sapo zjarrfikësit janë përqendruar ne vatrën qe ishte ne afërsi te shtëpive te Rranzës, janë raportuar ndezja e zjarreve ne 4 zona te tjera po të këtij fshati.

Top Channel