Kush e kishte fajin?/ Prokuroria po heton disa institucione që duhet të koordinohen për të ruajtur sigurinë

03/08/2022 19:56

A është vrasja nga pakujdesia e 7-vjeçares përgjegjësi vetëm personale e oficerit të policisë aktualisht nën arrest?

Verifikimet e nisura për disa zyrtarë të tjerë të policisë lokale  tregojnë se realisht institucionet përgjegjëse që duhet të garantonin sigurinë e pushuesve nuk ishin duke e zbatuar detyrën dhe për këtë arsye  ka dyshime se ata shpërdoruan detyrën.

Ish zëvendës komandanti i Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare, Artur Mecollari këmbëngul  se një pavarësisht kompetencave për sigurinë gjatë sezonit të verës , institucionet nuk koordinohen për të patrulluar në det edhe pse ligji urdhëron se çfarë duhet të bëjë secili prej tyre që nga gjobat nëse shkelet perimetri i sigurisë deri tek sekuestrimi i mjetit detar.

 “Duhet të ketë sinjalistikë ku përcaktohet se deri në 300 metra është eskluzivitet i notarëve, dhe në rast se një mjet afrohet në tokë ai duhet të afrohet sipas korridorit, pra a ka qenë me shpejtësinë e lejuar dhe kur ka hyrë?  Kontrollet sipas rregullores së Ministrisë së Turizmit janë çështje të caktuara dhe institucionet nga pushteti lokal, roja bregdetare dhe policia kufitare”, tha Artur  Mecollari, ish zv komandant i Forcës Detare.

Aktualisht  Prokurora e Vlorës konfirmon për Top Channel  se ka nisur hetimet për të gjitha institucionet që sipas ligjit duhet të garantonin sigurinë e qytetarëve.

A ka fuqi shteti të kontrollonte  dokumentet e këtij personi? Këtë duhet ta bënte roja bregdetare dhe policia kufitare që duhet të procedonte sipas rregullores”, tha Mecollari.

Pas vrasjes nga  pakujdesia të Jonadës së vogël institucionet duket se janë zgjuar dhe janë kthyer në detyrë. Policia thotë se ka nisur patrullimin në det për të zbuluar mjetet që nuk disponojnë dokumentet e duhura, një detyrë që duhet ta kryente përpara se të ndodhte ngjarja e radhës.

Top Channel